Gazheli me Arvizun, rritje rolit të
SHBA kundër pastrimit të parave

Gazheli me Arvizun, rritje rolit të<br />SHBA kundër pastrimit të parave
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) Genti Gazheli, dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilluan një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara  në Tiranë, Alexander Arvizu.
 
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të kësaj drejtorie me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Shteteve të Bashkuara (FINCEN), mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e SHBA ka ofruar në kuadrin e OPDAT dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e masave kundër financimit të terrorizmit, si dhe roli në rritje i njësisë në shkëmbimin efektiv të informacionit duke përfshirë edhe financimin e terrorizmit në nivel ndërkombëtar.
 
Gjithashtu Gazheli dhe Arvizu vunë theksin në nevojën e rritjes së kapaciteteve njerëzore të DPPPP dhe rolin që Ambasada e SHBA mund të luajë në këtë kontekst me qëllim intensifikimin e mëtejshëm të aftësisë së saj parandaluese dhe mbështetjes që ajo ofron për Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit.
 
Në fillim të këtij takimi Gazheli prezantoi në mënyrë të përmbledhur punën e bërë nga kjo drejtori që prej krijimit të saj, funksionet si një Njësi e Inteligjencës Financiare e tipit administrativ, rolin që ajo luan në mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit që lidhet me pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit në agjencitë kompetente në vend, bllokimin dhe më pas sekuestrimin e fondeve të dyshuara si të prejardhura nga akte kriminale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë