'Dosjet fincen'/ Bankat perëndimore transferojnë 2 trilionë dollarë para të pista (VIDEO)

Për gati dy dekada, bankat më të mëdha globale kanë transferuar mbi dy trilionë dollarë pagesa, që ato besonin se ishin të dyshimta, thuhet në një raport të publikuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve

Raporti bazohet në mijëra dokumente që kanë rrjedhur në publik nga krahu i Departamentit amerikan të Thesarit, që heton pastrimin e parave. Dosjet FinCEN kanë më shumë se 2,500 dokumente, që bankat u dërguan autoriteteve amerikane midis viteve 1999 dhe 2017 dhe përbëjnë disa nga sekretet më të ruajtura të sistemit bankar ndërkombëtar.  Bankat i paraqesin raportet e tilla te Rrjeti i Krimeve Financiare kur kanë shqetësime për ligjshmërinë e një transaksioni.

Dokumentet  u zbuluan në Buzzfeed News dhe  më pas u shpërndanë në të gjithë botën në 108 organizata të lajmeve në 88 vende.

Dokumentet tregojnë se si bankat kryesore perëndimore, përfshirë JPMorgan dhe Deutsche Bank, Banka britanike HSBC, Bankën Barclays, Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, E Standard Chartered lejuan që klientët e tyre të transferonin miliona para të vjedhura nëpër botë  duke ndihmuar në këtë mënyrërrjetet kriminale në të gjithë botën, përfshirë ato në ish-Bashkimin Sovjetik, të lëviznin dhe të fshihnin para.

Sipas BBC, vitet e fundit ka pasur një numër të rrjedhjeve të mëdha të informacionit financiar, duke përfshirë:Paradise Papers 2017 –  e cila paraqet një sasi të madhe dokumentesh të rrjedhura nga firma ligjore Appleby dhe ofruesi i shërbimeve të korporatave Estera.

Panama Papers 2016 – Dokumentet e zbuluara nga firma ligjore Mossack Fonseca treguan më shumë se si njerëzit e pasur po përdornin regjimet e taksave offshore për përfitimet e tyre.

Swiss Leakss 2015 –zbuloi sesi bankat përdornin sekretin bankar për të ndihmuar klientët të shmangin pagesat e taksave.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda