ROME- Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli, ka zhvilluar një takim në Romë me homologun e tij italian. Në fokus të këtij takimi ka qenë intensifikimi i shkëmbimit të informacionit midis dy Agjencive në luftën e përbashkët për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
 
Në takimin e dy homologëve, morën pjesë edhe drejtues të “Guardia di Financa Italia”.

Redaksia online
(shqiptarja.com)