Gazi, ekspertët e “SOCAR”
gati të ndihmojnë Shqipërinë
Në datat 4 dhe 5 dhjetor u zhvilluan në Stamboll punimet e forumit të Kaspikut që zhvilloi punimet.
TIRANE- Në datat 4 dhe 5 dhjetor u zhvilluan në Stamboll punimet e forumit të Kaspikut që zhvilloi punimet. Forumi Kaspik është një platformë që eksploron potencialin ekonomik, politik dhe strategjik të Rajonit të Kaspikut, duke përcaktuar fushat e bashkëpunimit dhe partneritetit. Në këtë forum ishte i pranishëm edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cli ishte pjesë e panelit “Korridori i Gazit Jugor”. Ai nënvizoi rëndësinë që ka projekti i gazsjellësit “TAP” për Shqipërinë, rajonin dhe më tej për Evropës në tërësi dhe garantoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që ky projekt të zbatohet në kohë.
Gjithashtu, ministri Gjiknuri theksoi se po lobon aktivisht me shumë parnterë strategjik si kompania “SOCAR” apo kompani kompani turke, që të përfshihen në zhvillimin e rrjetit të gazit në vend, por edhe në vendet e rajonit si Kosova e Malin e Zi. Të dyja këto vende janë të pagazifikuara. Një muaj më parë, zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, gjatë një vizite në turqi, u shpreh se Kosova dëshironte të lidhej me gazësjellësin “TAP”. Për sa i përket Malit të Zi, ai mund të përfitojë nga ndërtimi i gazësjellësit “TAP” me anë të ndërtimit të mundshëm të korridorit “Ionian-Adriatic Pipeline (IAP)”.
Degëzimi “IAP”, planifikohet të nisë nga Shqipëria. Ndërkaq, gjatë punimeve të forumit, ministri Gjiknuri zhvilloi takime të veçanta edhe me drejtuesit e kompanisë “SOCAR” duke i kushtuar vëmendje thellimit të bashkëpunimit në drejtim të hartimit të master planit për tregun e gazit në Shqipëri. Ata ranë dakord që të formohet një grup i përbashkët pune për të avancuar në këtë drejtim duke sjellë ekspertët në terren për të vlerësuar të dhënat. Për t’iu rikthyer edhe njëherë gazësjellësit “TAP”, dje Parlamenti italian ka miratuar ratifikimin e ligjit për sa i përket Marrëveshjes Ndërqeveritare (IGA). Ky miratim i hap rrugën ndërtimit të gazsjellësit, që do të furnizojë Europën me gaz azerbajxhanas.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25