Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nuk e ka pranuar propozimin e LSI për mospërfshirjen e gazit për makinat në produktet e akcizës, por ka vendosur ta ulë këtë taksë nga 13% në 8%.
Akciza e gazit të lëngshëm u kthye në objekt debati në Komision, në çastin kur edhe PD u pozicionua kundër saj. Kreu i Komisionit Erion Braçe tha se vendimi për ta përfshirë gazin për automjete në akcizë bëhet për të disiplinuar tregun.
Sipas tij shumë prej impianteve të gazit janë instaluar në mënyrë klandestine, ndërkohë që mbushja e gazit nga qytetarët nëpër karburante, vë shpesh në rrezik jetët e tyre.
Ulja e akcizës për gazin e lëngshëm nga 13% në 9%, u kërkua nga deputeti I LSI, Përparim Spahiu. Deputetët socialistë kërkuan që akciza për këtë produkt të ulej në 8%.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO