Gazi rus edhe në Kosovë?!
Kreu i Gazprom-it në Serbi

Gazi rus edhe në Kosovë?!<br />Kreu i Gazprom-it në Serbi
MOSKE- Kreu i Gazprom-it rus, Alexei Miller, do të vizitojë Serbinë më 28 shkurt, për të diskutuar ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut, si dhe çmimin e gazit të Rusisë, raporton agjencia Itar-Tass.

Më 20 shkurt, Kuvendi i Serbisë ka miratuar një ligj, i cili rregullon ndërtimin e Rrjedhës së Jugut. Sipas Itar-Tass, njëri nga seksionet e tubacionit “do të kalojë në Kosovë, nga qyteti serb i Nishit, për të furnizuar me gaz Kosovën dhe Maqedoninë”.

Përveç kësaj, seksione të tubacionit do të ndërtohen edhe në Republikën Sërpska dhe në Kroaci. Gjatësia e seksionit të Serbisë do të arrijë 450 kilometra dhe pritet të kapë vlerën e 1.7 miliard eurove.

(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve