Emrin “Symbolon” të ekspozitës e lidh me një objekt të lashtë, cili ndante dhe bashkonte dy njerëz, apo dy kohë. Shprehja e Rei Rafaelit shërben si një “fillesë krijuese“ për artistin Gazmend Leka që transformon historitë nën peshën metaforike të shenjës, ku kultura të vjetra kryqëzohen me ato të rejat vijnë duke shtyrë kufijtë e imagjinatës drejt territoreve të metafizikës. Ja çfarë thotë konkretisht Rafaeli për marrëdhëniet e historisë me artin: “Trashëgimia nuk është histori edhe pse në disa raste ato mbivendosen. Trashëgimia e vendos të shkuarën në shërbim të së tashmes; historia e sheh të shkuarën në kuptimin e së shkuarës.
/Shqiptarja.com










