Gazmend Leka: Muzeu i Arteve të
Bukura, një nga propozimet e mia

Gazmend Leka: Muzeu i Arteve të<br />Bukura, një nga propozimet e mia<br>
Piktori i njohur Gazmend Leka është pro ndërrimit të emrit të GKA në Muzeun e Arteve të Bukura. Ai shprehet se vetë ai ka qenë iniciator i propozimeve që Galeria Kombëtare e Arteve të Kthehete në Muze të Arteve të Bukura.

“Kjo ka qenë ka qenë një nga idetë dhe propozimet e mia për ta kthyer në Muze Arti. Duke marrë statusin e Muzeut u jepet përparësi më shumë vlerave që konservohen, ndërsa Galeria duhet të jetë më e gjallë. Muzeu bëhet më qendror, si puna e Muzeut Kombëtar. Për shembull Muzueu Kombëtar nuk lëviz shumë gjëra, vendos për ato gjëra që ngelen në fond. Po u bë GKA muze, nuk e sjellin dot vërdallë që t’i ndërrojnë  gjërat si deri më sot. Muzeu promovon vlera që janë promovuar në vite, domethënë në shekuj, ndërsa Galeria luan më shpejt, dhe le të ektë galeri të tjera, si Galeria e Bashkisë, etj. Ne na duhet edhe muze kombëtar, muze që koneservon vlerat”, u shpreh duke shtuar më tej se mungesa e një statusi muzeor ka bërë që të ngatërrohen rolet. “Në fakt Galeria ka luajtur rolin e eskpozuesit që binte  vepra arti dhe nuk ruante linjat muzeale, po u bë muze mund ta ketë linjën. Muzeu i Luvrit për shembull, nuk I lëviz kollaj gjërat që janë vendosur atje, sepse ka status muzeu. E nuk e prish linjën, siç e kanë prishur këta sipas qejfit, si parim them. Për mua është më mirë. Unë e kam propozuar prej kohësh këtë në media, dhe kur ka qenë dikur ministri Klosi, e kur ishin këta drejtorët që e shkatërronin linjën sipas qejfit. Vetëm me statusin e muzeut mudn ta lënë rehat. Pra është mirë që muzeu të jetë gjenerali, Galeria është më poshtë. Ngaqë janë bërë shumë zullume, dhe linja e Galerisë bëhej si iu  donte qejfi, siç e shtrinin “Onufrin” në linjat dhe hiqnin veprat muzeore, mua më vjen për shtat ky status. Pa këtë status edhe Galeria është e mangët. Nuk ka vepra, sepse nuk ka blerë fare, ka blerë apo s’ka blerë nja 50 punë. Më parë bleheshin rreth 30 vepra në vit. Muzue është konservati, argumentoi Piktori Gazmend Leka, duke shtuar më tej se “Askush nuk e heq dot veprën nga linja për një ekspozitë të sotshme, se nuk e lë statusi. Për shembull, Galeria e Univeritetit FAB nuk mund të bëhet muze, por ajo ka një tolerancë për njerëzit që kanë nevojë të ekspozojnë”, tha Leka. 

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi