Gazmend Oketa: FRD do të
marrë vota nga PD edhe PS

Gazmend Oketa: FRD do të<br />marrë vota nga PD edhe PS
TIRANE- Fryma e Re Demokratike është më se e sigurtë se do të marrë shumë vota nga Partia Demokratike por dhe nga ai që quhet "elektorat gri", i cili po synohet fort dhe nga Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama. Vetëm pak më shumë se një javë nga themelimi i kësaj partie të re të spektrit të qendrës së djathtë dhe një ditë pas rënies së partive të mëdha në Francë dhe në Greqi, ka qënë kreu i FRD Gazmend Oketa ka deklaruar se ka një tendencë të përgjithshme për të mbështetur alternativat e reja politike në të gjithë Evropën, e treguar kjo dhe të rezultatin e zgjedhjeve të së dielës në këto vende. "Siç duket nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian ka një tendencë për të mbështetur me votë alternativat e reja politike gjë që tregon një lodhje dhe zhgënjim të qytetarëve të këtyre vendeve nga partitë traditcionale", është shprehur dje për gazetën "Shqiptarja.com" kreu i partisë Fryma e re Demokratike, Gazmend Oketa. Teksa ka bërë dhe krahasimin me këto vende ku janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, bëhet fjalë për Francën, Greqinë dhe Serbinë që u ballafaquan me elektoratin respektiv ditën e dielë, Oketa thotë se Shqipëria ka shumë e shumë arësye më tepër se sa votuesit e këtyre vendeve që të abandonojnë dy partitë e mëdha politike. "Nëse në këto vende kjo mund të ketë ndodhur dhe për arësye të krizës ekonomike, në Shqipëri kjo mund të ndodhë jo vetëm për këtë arësye por dhe për shumë arësye të tjera që lidhen me nivelin e demokracisë në Shqipëri, me mungesën e shtetit ligjor, nivelin e lartë të korrupsionit si dhe shumë çështje të tjera të ngritura në raportet e institucioneve ndërkombëtare", ka qënë deklarata e djeshme e kreut të FRD. I cili nuk ka qëndruar jashtë thirrjes për qytetarët shqiptarë që të shohin partinë e re të spektrit të qendrës së djathtë si më të përshtatshme për të mbështetur në sfidën më të afërt elektorale.

"Shoqëria shqiptare, si një shoqëri që aspiron integrimin e vendit në BE, ka arësye të forta që t'i bashkohet këtij trendi evropian dhe ne si Frymë e re Demokratike, besojmë fort që në zgjedhjet e radhës, shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre, duke mbështetur FRD", është shprehur dje për gazetën kreu i kësaj partie, Gazmend Oketa. Fryma e Re Demokratike është krijuar disa ditë më parë dhe në qendër të programit të saj ka shtresat e mesme, por dhe ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, duke deklaruar se do synojë thithjen e elektoratit të pavendosur që tërë këto vite po shtohet, ndërkohë që kanë mbetur pa përfaqësim. Njëherësh vetëm disa ditë më parë për gazetën tonë kreu i LZHK, Dashamir Shehu u shpreh se FRD do të marrë vota vetëm nga PD, duke rrezikuar fort Berishën, i cili rrezikon mandatin e tretë.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë