Gazment Bardhi në Elbasan: Votoni PD! Luçiano Boçi është kandidat i Ilir Metës

Gazment Bardhi në Elbasan: Votoni PD! Luçiano Boçi është kandidat i Ilir Metës

Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e cilësoi Luçiano Boçin si kandidat të Ilir Metës. Gjatë një takimi në Elbasan, Bardhi tha se të gjithë demokratët e mbajnë mend se sa herë i kanë dhënë pushtet të pa merituar Ilir Metës, u ka kthyer kurrizin. 

“Sot në takimin me strukturat e Partisë Demokratike Elbasan i falenderova që u bënë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. 16 vjet keqqeverisje në Bashkinë Elbasan nga Partia Socialiste janë një thirrje zemre për ndryshim. Elbasani meriton më të mirën dhe duhet ti ofrohet më e mira. Për këtë ne kemi paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak Elbasan, me gra e burra, djem e vajza, që e duan Elbasanin dhe qytetarët e saj. Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak kryesohet nga Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan z. Eugen Isaj, një administrator lokal i provuar, me integritet dhe përkushtim profesional e qytetar për Elbasanin. Të tillë janë të 51 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak, duke ofruar modelin më të mirë për qytetarët e Elbasanit. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë. Në 2023 nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Të gjithë e mbani mend se sa herë i kemi dhënë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve Ilir Metës, na ka kthyer kurrizin dhe e ka përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën”, tha Gazmend Bardhi.

Ai bëri thirrje për të votuar PD dhe për të mos ccuar asnjë votë tek kandidati i Ilir Metës.

“Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj”, tha Bardhi.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë