Gazment Bardhi për herë të parë në protestën e Rithemelimit, Poli Hoxha: U fut në bunkerin e Berishës, u pozicionua krah non gratës

Për herë të parë Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së Rithemelimit duke shkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte gazetari Poli Hoxha i cili tha se Bardhi me këtë vendim është pozicionuar.

“Nga takimi me Escobar vjen dhe përfundon poshtë ballkonit të Berishës. U pozicionua. Për Bardhin nuhata diçka, kam frikë se do fillojë sërish nga e para që ne jemi të bashkuar jemi me opozitën por nga ana tjetër jemi me SHBA. Sot bëri akt. Nuk ishte puna se shkoi thjesht poshtë asaj dritareje, por i dha mbështetje një personi të shpallur non grata nga SHBa, nën hetim për korrupsion, i dha përkrahej një njeriu që hetohet nga spak për një nga akuzat për të cilat është shpallur non graka.  Bardhi u pozicionua”, tha ai.

Por megjithatë pozicioni i Sali Berishës për Hoxhën mbetet i njëjti, non grata dhe nën hetim për korrupsion.

"Çbëri bunkeri me 100 veta, apo me 120 veta pas hyrjes së bardhit. Bunkeri që është metafor e izolimit ndërkombëtar perëndimor, bunker mbetet. Sado njerëz të futen në atë bunker ai do të ngelet po në atë status quo ku ishte para dy vitesh”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/02/2024 11:27

    AH MOJ GAZMENDA SI KE DALUR HAPUR PER TE TREGUAR QE JE BISHTPERDREDHUR.....NE FUND TE FUNDIT CDO NJERI E KA TE DREJTEN TE JETE EDHE BISHTPERDREDHUR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?