Gazment Bardhi: Sulmi i Berishës ndaj SHBA, solidarizim me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Gazment Bardhi: Sulmi i Berishës ndaj SHBA, solidarizim me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të Seli Berishës ndaj SHBA-së pas pyetjes që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i kishte drejtuar kandidatëve të Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Për Bardhin mesazhi i Yuri Kim ishte edhe për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, teksa shton se deklarata e Berishës ishte një solidarizim me të dy ata.

"2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion. Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës. Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Nëse sponsori juaj është 'non grata' çfarë u premtoni votuesve më 6 mars? Po SHBA-ve?! Reagon ish-Kryeministri: Tërhiq deklaratën


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI