Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij

Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

Disa ditë pas mbledhjes së përbashkët të grupeve të drejtuara nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, ish kreu i grupit të PD, ka thirrur takimin e radhës në datë 13 shtator në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi. 

Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët. Lulzim Basha dhe 10 të tjerët që e përkrahin bojkotuan. Pas takimit Berisha e quajti hap të suksesshëm, ndërsa Gazment Bardhi njoftoi se takimi ishte rreth unifikimit të aksionit në parlament e reformës zgjedhore, duke theksuar se këto mbledhje do të bëhën thuajse të përjavshme.

Edhe pse të ulur përballë për dy orë në takimin e parë, Bardhi e Berisha shmangën diskutimin për luftën e vjetër brenda PD, dhe vendosën vetëm sesi të jenë bashkë në parlament. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës