Gazpromi i ndërpret furnizimin me gaz për 10 ditë Gjermanisë! Shqetësohet Berlini: Askush nuk e parashikon se çfarë do të ndodhë

Gazpromi i ndërpret furnizimin me gaz për 10 ditë Gjermanisë! Shqetësohet Berlini: Askush nuk e parashikon se çfarë do të ndodhë

Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nord Stream 1” nuk do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia.

Kjo ndërprerje sipas operatorit, është planifikuar për shkak të mirëmbjatjes vjetore teknike, por autoritetet në Gjermani dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë e re nga Rusia për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.

Gazprom i Rusisë muajin e kaluar, uli fluksin e gazit përmes Nord Stream 1 me 60 për qind. Gjermania tashmë ndodhet mes shumë pasigurive dhe në një terr informativ për të ardhmen e tubacionit “Nord Stream 1” pasi të përfundojë periudha 10 ditore e mirëmbajtjes, thotë Klaus Mueller nga Rregullatori i Energjisë në Gjermani.

“Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë mirëmbajtja, askush nuk mund ta parashikojë. Mirëmbjajtja mbaron pas 10 ditësh, ndoshta më herët, ndoshta më vonë. Për fat të keq, duhet të presim dhe të shohim. Nuk mendoj se do të informohemi më herët sesa një ditë para përfundimit të afatit”, thotë ai.

Tubacioni Nord Stream 1 transporton 55 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik. Mueller tha se konsumatorët e gazit kanë lobuar në Bundesnetzagentur për trajtim prioritar në rast të racionimit të mundshëm të gazit më vonë gjatë vitit.

Zëvendës-kancelari gjerman Robert Habeck tha se dyshon se Rusia mund të citojë "disa detaje të vogla teknike" si arsye për të mos rifilluar dërgesat e gazit përmes tubacionit pas mirëmbajtjes së këtij muaji.

Megjithatë, një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë tha se, ndërsa Gjermania është në një situatë të rëndë, kur bëhet fjalë për furnizimin e saj me gaz, siguria e furnizimit aktualisht është e garantuar.

Ukraina dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën për përdorimin e preteksteve të rreme për të bllokuar rrjedhat e gazit në hakmarrje për sanksionet mbi pushtimin e Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si një "operacion special ushtarak". Megjithatë Kremlini mohon manipulimin e rrjedhave të gazit ose përdorimin e energjisë si armë politike.

Ndërkohë, Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës po përpiqen të mbushin depozitat e gazit në kohë për dimër dhe të zvogëlojnë varësinë e tyre nga importet ruse të energjisë. Gjermania, shtëpia e ekonomisë më të madhe të Evropës, merr rreth 35 për qind të gazit të saj për industrinë e energjisë elektrike dhe gjenerimin e energjisë elektrike nga Rusia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot