Inteligjenca ushtarake ukrainase ka njoftuar se më shumë se 7,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë pajisur me armatime ruse dhe po transportohen në zonat afër Ukrainës.

Agjencia e inteligjencës brenda Ministrisë së Mbrotjes ukrainase, thotë se trupat e Koresë së Veriut janë trajnuar për të luftuar përkrah Moskës kundër Kievit.

Së fundmi, ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son-Hui, u prit në Moskë nga homologu rus, Sergei Lavrov.

Ajo tha se vendi i saj do të qëndrojë përkrah Rusisë deri në “fitoren” në Ukrainë, ndërsa Lavrov pretendoi një lidhje të ngushtë mes ushtrisë së Moskës dhe asaj të Phenianit.

Sipas mediave ndërkombëtare, Korea e Veriut ka dërguar 10-12 mijë ushtarë në Rusi, numër i pakonfirmuar zyrtarisht nga palët.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: 7 mijë ushtarë të Koresë së Veriut po vijnë drejt territorit tonë