Gazpromi rus, blerësi i mundshëm
i Albpetrolit, nën hetim nga BE
Komisioni Europian ka nisur këto ditë një hetim zyrtar lidhur me dyshimet në abuzimin në treg nga kompania ruse e hidrokarbureve Gazprom, një vit pasi Brukseli bëri disa vizita surprizë në zyrat e saj dhe klientëve të saj në Europën qendrore e lindore.
BRUKSEL- Komisioni Europian ka nisur këto ditë një hetim zyrtar lidhur me dyshimet në abuzimin në treg nga kompania ruse e hidrokarbureve Gazprom, një vit pasi Brukseli bëri disa vizita surprizë në zyrat e saj dhe klientëve të saj në Europën qendrore e lindore. Autoriteti antitrust i Komisonit po përqendrohet në sqarimin e përdorimit apo jo të pozitës së saj dominuese në tregun e gazit të BE-së për të luftuar konkurrentët dhe për të rritur çmimet në Europën qendrore dhe lindore.
Në një deklaratë, të publikuar të martën në mbrëmje, KE ka konfirmuar nisjen e procesit hetimor administrativ, duke u shprehur se, në se vërtetohet që ka ndodhur një veprim i tillë, kjo do të konsiderohej si një kufizim i konkurrencës që çon artificialisht në çmime më të larta dhe përkeqësim të sigurisë së furnizimit.
Gazprom është një ndër kompanitë, që kanë shprehur interes për blerjen e Albpetrolit shqiptar, duke tërhequr dokumentacionin për të paraqitur ofertat për privatizimin e tij. Ajo, sëbashku me një kompani kineze, kanë kërkuar më pas shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave, gjë që u plotësua nga autoritetet shqiptare, të cilat kanë lënë për këto ditë datën e fundit të paraqitjes së ofertave nga kompanitë e interesuara.
Zëdhënësi i Gazprom-it, Sergei Kupriyanov tha, nga ana e tij, në reagim ndaj këtij njoftimi, se BE nuk e kishte informuar kompaninë për këtë procedurë dhe nuk bëri komente të mëtejshme.
Investigimi mund të rezultojë në gjoba shumë të rënda, ndërkohë që BE mund t’i kërkojë Gazprom-it të rishikojë praktikat e veta të biznesit në një zonë të gjerë të Evropës, në mënyrë që të respektojë rregullat anti-trust të Bashkimit Evropian.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)
25 Nëntor, 18:45
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta
25 Nëntor, 18:35
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
25 Nëntor, 18:08
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi
25 Nëntor, 17:59
-
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 17:53
-
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
25 Nëntor, 17:44
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40