Sipas të dhënave të kryetitujve gjatë katër viteve të tij të ndërtimit (2015-18), duke përfshirë efektet direkte, indirekte dhe të nxitura, TAP do të kontribuojë një total prej 370 milionë eurosh ndaj PBB-së shqiptare; do të krijojë mesatarisht 9.900 vende pune në vit dhe do të sjellë 80 milionë euro për thesarin shqiptar, thekson studimi.
Më pas, gjatë funksionimit që pritet të zgjasë 50 vjet, duke përfshirë ndikimet direkte, indirekte dhe të nxitura, projekti parashikohet të kontribuojë një total prej 2.7 miliardë eurosh ndaj PBB-së shqiptare, të krijojë 240 vende pune në vit dhe të sjellë 2.5 miliardë euro të ardhura nga taksat.
Investimi i TAP pritet të sigurojë një shkallë më të gjerë përfitimesh ndihmëse vendit. Ekipi i projektit pret të investojë rreth 60 milionë euro në rrugët dhe infrastrukturën e Shqipërisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)