Gazsjellësi TAP në Shqipëri, nuk
ka ndikime negative mjedisore

Gazsjellësi TAP në Shqipëri, nuk <br />ka ndikime negative mjedisore
Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP), njofton se ka arritur marrëveshjen e plotë mjedisore dhe sociale për pjesën shqiptare të tubacionit që do të transportojë gazin natyror nga Ajzarbaxhani në Itali, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

Në një deklratë theksohet se janë marrë parasysh të gjitha ndikimet e mundshme mjedisore, kulturore dhe social – ekonomike për vendet ku kalon gazjellësi.

Leja mjedisore për ndërtimin e TAP, do të thotë se pranohet vlefshmeria e projektit dhe përpjekjet e kompanisë ndaj mjedisit sjellin më afër përfundimin e gazsjellësit trasn adriatik.

Në Itali po vazhdojnë takimet dhe procedurat për të marrë të gjitha lejet e nevojshme si mjedisore ashtu edhe sociale. TAP po ndjek nga afër përpjekjet për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ në vendin ku do të aplikohet tubacioni, veçanërisht në Melendugno të Italisë.

TAP do të transportojë gaz nga Azejrbaxhani në tregjet më të mëdha në Europë. Tubacioni do të kalojë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik dhe në jug të Italisë.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë