Gazsjellësi, Qeveria shqiptare
OK në parim projektit TAP
Është miratuar në parim, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, marrëveshja e përkohshme ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë Trans Adriatic Pipeline (TAP), në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).
TIRANE - Është miratuar në parim, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, marrëveshja e përkohshme ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë Trans Adriatic Pipeline (TAP), në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP). Teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur, por ka të bëjë me OK që Ekzekutivi shqiptar jep për kalimin e tubacionit të këtij gazsjellësi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtë marrëveshje kompania duhet ta nënshkruajë edhe me Italinë dhe Greqinë, në mënyrë që të bëhet efektive.
Marrëveshja konsiderohet “e përkohshme”, pasi ende nga subjekti British Petroleum, që zotëron vendburimin e gazit natyror në Azerbajxhan, nuk ka përzgjedhur ende ndërmjet dy kandidatëve se kujt do t’i njohë të drejtën e furnizimit. Në garë aktualisht ndodhet, veç TAP-it, edhe Nabucco West, që do të anashkalonte Shqipërinë, për të kaluar gazin nga Azerbajxhani drejt Austrisë. Vendimi për një gjë të tillë do të merret në mes të këtij viti. Ndërkohë, të dy kandidatët duhet të paraqesin marrëveshjet paraprake me shtetet nga ku kalon tubacioni sipas projekteve të tyre, para se të kërkojnë të drejtën për t’u furnizuar.
Për Shqipërinë, kjo do të ishte hera e parë që lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazsjellësve. Marrëveshje mirëkuptimi për TAP-in kanë nënshkruar vitin e kaluar në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.
Miratimi i TAP-it nga qeveria shqiptare është një hap tjetër drejt realizimit të gazsjellësit, por në media është theksuar se shanse më të mëdha aktualisht i jepen linjës rivale. SHBA ka deklaruar se nuk përkrah ndonjë nga gazsjellësit më shumë se tjetrin. Por, vendimi do të merret nga subjekti ndërkombëtar që menaxhon burimin hidrokarbur të Shah Denizit në detin Kaspik.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili”: Një Udhëtim Artistik Pa Kufij
26 Nëntor, 11:12
-
Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë
26 Nëntor, 11:07
-
Itali/ Vritet shqiptari dhe plagoset i vëllai pas një sherri, policia arreston si të dyshuar 2 maqedonas! Krimi në një zonë të njohur për aktivitet ilegal dhe dhunë
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja e Martin Canit, mjeku i spitalit privat nuk dorëzon epikrizën e 14-vjeçarit të akuzuar si autor, pengon transferimin në paraburgim (EMRI)
26 Nëntor, 10:53
-
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Mes 21 masave të sigurisë dhe emri i Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari akuzohet se u përfshi në vrasjen e Bledar Muçës
26 Nëntor, 10:48
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43