Gazsjellësi TAP përfundon
fazën projektuese

Gazsjellësi TAP përfundon<br />fazën projektuese
Shoqëria TransAdriatic Pipeline ka përfunduar fazën projektuese për gazsjellësin që do të transportonte gazin e Azerbajxhanit në Europë, duke kaluar edhe në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e TAP, të cilët thonë se po përgatiten tashmë për fazat e tjera: detajet inxhinierike, nisjen e procesit të tenderimit për tubat metalikë dhe ndërtimin e gazsjellësit.

TAP njofton se në këtë fazë ka mobilizuar ekspertizën e dy aksionerëve të projektit, norvegjezen Statoil dhe gjermanen E.ON Ruhrgas. TAP dhe dy kompanitë e sipërpërmendura kanë përfshirë mbi 40 nënkontraktorë dhe 200 inxhinierë për të përfunduar hartimin e projektit.

Raporti i këtij projekti do t’i dorëzohet nga TAP konsorciumit të Shah Denizit më 31 mars, që ai të marrë një vendim brenda muajit qershor për të përcaktuar itinerarin ku do të kalojë gazsjellësi. Ndërtimi do të fillonte më 2014, për të përfunduar brenda 2018-ës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor

DOSJA/ Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor