Gazsjellësi TAP, Shqipëri, Itali
e Greqi firmosin marrëveshjen

Gazsjellësi TAP, Shqipëri, Itali<br />e Greqi firmosin marrëveshjen
TIRANE- Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik i cili nëse nëse miratohet nga një konsorcium investitorësh, do të lidhë tre vendet, duke sjellë gazin nga fushat Azerbajxhanit për në Perëndim.

Marrëveshja për gazsjellësin TAP, u nënshkrua të enjten në mbrëmje në Nju Jork nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi dhe ai grek, Dimitris Avramopulos.

Në ceremoninë e nënshkrimit që u zhvillua në misionin e Italisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ministrat e jashtëm e quajtën projektin mjaft të rëndësishëm për ekonomitë e tyre, informoi sot në mëngjes Zëri i Amerikës. Ministrat Panariti, Terzi dhe Avramopoulos ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. (Foto majtas: Momenti nga nenshkrimi i marrëveshjes mes tre ministrave)

Dokumenti i nënshkruar është një mTre ministratemorandum mirëkuptimi, i cili shënon hapin e parë në nivel politik, që do të pasohej nga analizat teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re. Gazsjellësi Trans Adriatik është njëri ndër disa projektet konkurruese për sjelljen e gazit nga fusha Shah Deniz e Azerbajxhanit drejt Evropës, gjë që synon të ulë varësinë nga furnizuesit e tanishëm, duke përfshirë Rusinë. Me nënshkrimin e memorandumit tre vendet i japin mbështetje të plotë politike projektit dhe kjo shton mundësitë që ai të dalë fitues. Projekti tjetër është Nabucco West, i cili parashikon kalimin e gazit nga Turqia me destinacion përfundimtar Austrinë, informon Voa.


ITALIA: PROJEKTI KA RËNDËSI NË PIKËPAMJE TË SIGURISË ENERGJITIKE
“Për vendin tim, kjo është pjesë e një tablloje më të gjerë të sigurimit energjitik. Gjithashtu, nga pikëpamja e zhvillimit infrastrukturor është me rëndësi sepse do të lejojë kalimin e gazit përmes Adriatikut drejt bregdetit italian, duke krijuar përfitime për Shqipërinë, Greqinë dhe vendet ku do të kalojë gazsjellësi” deklaroi ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi, informon Voa

GREQIA: PROJEKTI ME LEVERDI
“Ky projekt ka shumë rëndësi në këto kohë të vështira ekonomike për të krijuar vende pune dhe nxitur zhvillimin. Veç kësaj, ai çon përpara dhe lehtëson bashkëpunimin mes tre vendeve. Do të kemi edhe bisedime dhe diskutime të tjera në mënyrë që të arrijmë në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare”- deklaroi ministri i jashtëm grek, Dimitris Avramopulos.


projekti TAPSHQIPERI: KRIJON SHUME VENDE PUNE
Nga ana e tij Ministri i jashtëm i Shqipërisë për Voa-n tha se kalimi i gazjellësit në Shqipëri mund të krijojë shumë vende pune. “Fakti që ky tubacion do të kalojë në territorin shqiptar nënkupton që do të zhvillohet një infrastrukturë mbështetëse e këtij tubacioni, gjë që do të thotë se firma të huaja do të angazhohen me investime për të zhvilluar infrastrukturën edhe shpërndarëse të gazit. E gjitha kjo nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Llogaritet se zhvillimi i këtij projekti do të krijojë 2 mijë vende të reja pune për Shqipërinë”.

TRANS ADRIATIK PERBALLE NABUKOS
Në krahasim me projektin Nabucco West, shefi i diplomacisë shqiptare shtoi se  Gazsjellësi Trans Adriatik ka një numër avantazhesh. “Projekti TAP ka avantazhe përsa i përket fizibilitetit ekonomik, atij financiar dhe karakteristikave teknike më të favorshme krahasuar me projektin paralel Nabuko West. Kështu që unë shpresoj që në fund të dhjetorit apo në fillim të vitit tjetër, konsorciumi do të përzgjedhë projektin TAP si projekt fitues”.Zoti Panariti tha se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për diplomacinë energjitike, Amos Hochstein, luajti një rol me rëndësi në arritjen e memorandumit të mirëkuptimit mes tre shteteve.

(voa/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete