ROME- Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se marrëveshja për gazsjellësin TAP do të firmoset të Premten më 28 shtator në Nju Jork. Do të jenë tre ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë që do hedhin firmat në marrëveshjen trilaterale të ndërtimit të gazsjellësit. "Ministri yne i jashtem Panariti, me homologun grek Avramopulos dhe atë italian Terzi, firmosin marrëveshjen për gazsjellesin TAP"- informoi zyra e shtypit dje pasdite. Ndërkohë që po dje lajmi për firmosjen e marrëveshjes u publikua dhe nga Agjencia e lajmeve Reuters. Agjencia i referohej një burimi zyrtar nga ministria e Punëve të Jshtme në Romë, sipas të cilit “nënshkrimi pritet që të kryhet”.
Reuters njoftoi dje se ditën e premte, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfaqësues zyrtarë të qeverive të tre vendeve: Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e linjës së gazsjellësit TransAdriatic Pipeline (TAP), që duhet të kalojë nëpër territoret e tyre.
Marrëveshja është kusht paraprak që të paraqitet në Azerbajzhan varjanti i TAP-it, në një garë, ku do të konkurrojë, veç tij, edhe varjanti Nabucco West, që, ndryshe nga TAP, parashikon ta kalojë gazin nga Bullgaria drejt Austrisë dhe Evropës Qendrore.
Përzgjedhja do të bëhet nga konsorciumi që zotëron koncensionin e burimit të gazit në Azerbajxhan, i cili drejtohet nga britanikët e British Petroleum, vetëm në vitin 2013.
Në territorin shqiptar TAP do të përshkonte 204 km on shore (tokë) dhe 110 km offshore (det). Ai duhet të mbërrijë në kufirin grek–shqiptar ndërmjet fshatrave Miras dhe Polyanemo (Greqi), thuhet në projektin që i është dorëzuar qeverisë shqiptare.
Në Shqipëri gazsjellësi do të kalojë përmes zonave bujqësore, terreneve malore dhe kodrinore, për të cilat TAP tashmë ka bërë vlerësimin e ndikimeve të mundshme dhe në vartësi ka modifikuar rrugëkalimin dhe projektimin. Më tej, tubacioni do të kalonte nën det drejt Italisë. Ndërkohë, si pengesë del refuzimi i rajonit Pulja për të pranuar ndërtimin e tij në territorin e rajonit, për arsye se dëmton mjedisin dhe turizmin.
(Lajmi u publikua në orën 13: 44, 26 shtator, dhe u përditësua në orën 08: 12 të 27 shtatorit 2012)
(gk/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com