Gega para derbit: Hoxhën e doja në fushë, por do jetë sërish rradha jonë për fitore

Të premten luhet derbi I dytë për këtë sezon me Partizanin që vjen si kryesues i kampionatit, por jo me pak probleme. E sigurtë është se kapiteni Alban Hoxha nuk do të jetë i gatshëm për shkak të peripecive që ka patur kohët e fundit me ligjin.

Për këtë, trajneri Skënder Gega është shprehur: “Përpara derbit do të donim që Alban Hoxha të ishte në 100%, për më tepër është edhe kapiten, por si qytetar duhet t’i marrim pak më gjerë këtë. Si sportist nuk duhet të ishte në atë vend në atë kohë. Ligji është njësoj për të gjithë.”

Gega më pas tregoi se përse këtë ndeshje e fiton Partizani dhe jo Tirana. “Jemi në vendin e parë, jam ndeshur me të gjitha ekipet dhe kemi treguar se kemi ekip solid dhe me shumë agresivitet. Ekipi është ndërthurur nga eksperienca dhe të rinjtë. Ky kampionat ka treguar se je jemi të parët sepse e meritojmë, pjesa tjetër është diferenca.”

Ndërkohë, qendërmbrojtësi Belica thotë se problemet e fundit nuk kanë ndikuar në skuadër. “Ne jemi në vendin e parë dhe nuk ka pse të jetë një atmosferë pozitive. Stërvitemi me dëshirë dhe entuziazëm dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën”.

Derbi i parë i këtij sezoni i takoi Partizanit, që fitoi 0-1 falë golit të Malës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja