Genc Brahimaj: Si të përvetësosh
 një gjuhë të huaj breda pak kohe

Genc Brahimaj: Si të përvetësosh<br /> një gjuhë të huaj breda pak kohe
TIRANE - Shumë njerëz kanë dëshirë të mësojnë Gjermanishten, por shpesh nuk e realizojnë këtë qëllim jo se ju mungon vullneti, por sepse nuk kanë mjetet, metodën apo nxitjen e duhur. Në Irisoft ndodh e kundërta, pasi individët apo studentët që duan të mësojnë gjermanishten për një periudhë të shkurtër kohore, kanë një mundësi shumë të mirë pasi infrastruktura në mësimdhënie tashmë është me të gjitha parametrat e kohës. Profesori i gjermanishtes, në të njëtën kohë dhe iniciuesi i qendrës Irisoft, Genc Brahimaj tregon se si mund të mësojmë një gjuhë të huaj në pak kohë, por me metoda bashkëkohore. Sipas tij, gjuhët e huaja janë elementi kryesor dhe që shumë prej nesh duhet të përvetësojnë për ta pasur më të lehtë përballimin e tregut të punës. Të jesh dygjuhësh apo trigjuhësh është një avantazh i madh dhe ofron mundësi të mira për karrierën dhe ka shumë nga ata persona të cilët e kanë të vështirë mësimin e gjuhës së huaj.
 
Sa vite ka që jepni mësim pranë qendrës didaktike dhe si i shikoni kërkesat përsa i përket gjuhëve të huaja?
U bënë rreth 15 vite që jap mësim pranë Qendrës Irisoft. Përsa i përket gjermanishtes ka nisur të jetë një gjuhë shumë e kërkuar në krahasim me 10 vjet më parë për shumë arsye. Shumë studentë për shkak të kostove të ulta i drejtohen zonës gjermano-folëse për studime. Shumë mjekë tentojnë që, për arsye të zhvillimit të tyre të mëtejshëm profesional i drejtohen sërish sferës gjermano-folëse si dhe ata që mbarojnë studimet për infiermeri.
 
Veç anës praktike, qendra didaktike Irisoft ka avantazhet e saj përsa i përket kurseve që ajo operon?
E para, infrastruktura jonë është në top klasifikim përsa i përket qendrave të tilla, është e niveleve të kohës. Ne punojmë me tabela interaktive, në çdo klasë jemi on-line. Pra, një profesor që jep një gjuhë të huaj, por edhe të gjithë profesorët e tjerë që janë pjesë e këtij institucioni praktikisht janë në gjendje të shfaqin çdo imazh film ose dokumentar të nevojshëm, gjë që bwn pwrthithjen mw tw shpejtw tw gjuhws. Në të njëtën kohë i gjithë materiali didaktik shfaqet në monitor duke shkurtuar shumë kohën e të shkruajturit në mënyrë tradicionale me shkumës dhe rrit intesitetin e informacionit të marrjes prej studentëve. Kështu që, në mënyrë të anasjelltë ul dhe kostot e trajnimit, ndërkohë që ne në qendrën tonë,  ksotot nuk i kemi lëvizur fare (çmimet) kemi rritur vetëm intensitetin. Në një periudhë katër mujore, ai/ajo merr informacion për një kurs 6 mujor.
 
Pra, në këtë formë ju keni ndërtuar një qendër didaktike ku herë pas here merrni dhe benefite pozitive?
Studentët tek ne rikthehen në kohë të ndryshme, studentë të cilët ne ju kemi krijuar një mundësi punësimi fal trajnimeve që ata kanë marrë për një periudhë të shkurtër kohore. Ne në qendrën tonë japim konsulencë falas gjatë gjithë jetës edhe në trajnime të tjera. Meqë jemi tek Gjermnaishtja duhet të theksojmë se, ne kemi orar të zgjatur, madje në kurset e avancuara koha për një ditë është mbi 2 orë kurs. Kjo rrit kontaktin me gjuhën, gjë e cila është kusht për të mësuar një gjuhë të huaj, qoftë me gjuhën e folur apo të shkruar duke dhënë  kështu rezultate pozitive.
 
Ju theksuat se mësimi interaktiv në çdo grup është një sukses jo vetëm përsa i përket njohurive, por edhe përgatitjes në një kohë të shkurtër...?
Aktiviteti i saj bazohet në trajnime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të gjerë programesh kompjuterike, në të gjitha gjuhët e huaja të kërkuara nga  tregu vendas si dhe  gjuhën shqipe për të huajt. Gjithashtu qendra ka zgjeruar gamën e shërbimeve të saj me trajinime profesionale para dhe pasuniversitare. Prej kohësh qendra bashkëpunon me një staf mësuesish dhe padagogësh të kualifikur. Stafi pedagogjik i programeve kompjuterike si dhe i atyre të gjuhëve të huaja, kanë arsimin përkatës të lartë, tituj dhe grada shkencore, trajnuar dhe çertifikuar brenda dhe jashtë vendit.


Shkrimi u publikua sot (14.05.2015) nw Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh