TIRANE-Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga u shpreh se nëse do të ketë një tryezë për zgjidhjen e krizës politike duhet të jenë patjetër edhe ndërkombëtarët, pasi sipas tij garantojnë besueshmëri te negociatat. Por a do të ulen Edi Rama dhe Lulzim Basha në një tryezë? "Propozimet, ajo mund të vijë në një moment të caktuar, nuk është e thënë të ulen fizikisht. Kontaktet as nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë. Nëse kërkon uljen e PD-së por jo të aleatëve kërkon përçarjen e opozitës. Nëse do të ketë një tryezë, prezenca ndërkombëtare është një garantor i besueshmërisë së negociatave. Do të ishte gabim nëse PS do të përjashtonte faktorin ndërkombëtar nga tryeza" tha ai. Por si e komenton Pollo thirrjen e kryeministrit Italian Conte që opozita të mos vendosë kushte dhe të ulet në tryezë me shumicën për të zgjidhur krizën? "Conte i bëri një thirrje kryeministrit Rama që të ishte më i hapur me opozitën për dialog duke filluar nga reforma zgjedhore. Ai i thotë Ramës zgjidh problemin e dialog dhe problemin me opozitën".

Pollo thotë se opozita i qëndron idesë së qeverisë tranzitore. "Socialistët me gjithë zullumet e qeverisë, PS-ja është një parti që ka mbështetje dhe si e tillë duhet të respektohet. Një qeveri tranzitore nuk është dicka e tepruar, mund të ketë një përzierje teknike-politike, është cështje e negociatave, për ne është e rëndësishme të biem dakord për parimin. Ministrat e propozuar nga PD-ja në 2017 u kthyen në rrogëtarë, pasi i bllokonte sekretari i përgjithshëm" tha ai Ashtu si Basha pak ditë më parë, edhe Pollo sot tha se sondazhet e nxjerrin opozitën 10 pikë para shumicës aktuale socialiste. "Sondazhet duket se tregojnë një mbështetje popullore, pasi e nxjerrin opozitën në bllok 10 pikë përpara, ndërsa PD-në disa pikë, por kjo nuk do të thotë se PD-ja shtypi sustën dhe fitoi zgjedhjet, pasi ka fushatë" tha ai.

Por a ka kosto në PD-në largimi i 'gardës së vjetër' dhe kritikat e tyre kundër lidershipit aktual? "Kush dëshiron që të kontribuojë për të mirën e vendit do të bashkohet me frontin opozitar... Në detaje për emra nuk hyjmë por thirrja e interesit publik është sipërore ndaj cdo interesi po qejf mbetje personale'. A ka kosto në PD-? 'Nuk të them dot po ose jo, cdo gjë ka ciklin e vet, por bashkimi i të gjitha forcave me modalitete që duhet parë në shërbim të rotacionit, do të ishte në dobi të vendit, dhe kjo është shumë më e lartë se dobia njërit apo tjetrit". Por kush i dikton vendimet në PD, Basha apo Berisha? "Berisha për shkak të historisë është zëdhënës i një segmenti shoqëror që është antagonist me Edi Ramën. Por vendimet janë  thënë dhe marrë ashtu sikur janë thënë". Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Pollo thotë se me LSI-në duhet të ketë koalicion parazgjedhor. "Duhet një formë e ngushë bashkpëunimi para zgjedhore".

Në fund Pollo u ndal te takimet e kryeministrit Rama në Greqi dhe marrëveshjet që po diskutohen. Për cështjen e kufirit detar, ish-deputeti demokrat ka një propozim që t'u lihet ndërkombëtarëve. "Marrëveshja e 2009 për fat të keq nuk arriti një zgjidhje përfundimtare që do të çonte në një bashkëpunim të frytshëm ka përvoja ndërkombëtare dhe shumë, të çojnë në zgjidhjen nga një arbitrazh dhe ka gjykata për cështjen e detit, ndodhet në Hamburg. Nëse dy vendet e depozitojnë për zgjidhje, që mund të japë një verdikt që të pranohet pa sherre, a do të jetë e favorizuar Shqipëria apo Greqia nuk mund të thuhet. Me besimin te ndërkombëtarët mund t'u lihet atyre në dorë, të lihet kjo cështje dhe të shikojmë përpara" tha ai. Qeveria greke për cështjen e minoritetit kërkon një census me vetëdeklarim, por ku ndryshon ai nga regjistrimi i 2011? "Nuk ka asnjë problem, ashtu e kemi bërë në 2011 dhe ashtu do ta bëjmë në 2021, kjo është normë e pranuar e civilizimit perëndimor. Nuk mund ti imponosh tjetrit identitetin me dekret. Për pronat është problem i madh" përfundoi ai.