Një shqiptare i ka shpëtuar deportimit pasi gjykata pranoi se ishte i shoqi përgjegjësi për gënjeshtrat e saj për kombësinë dhe dënimet e mëparshme, shkruan The Telegraph.

Fatmire Isaku aplikoi tri herë për natyralizim pasi shkeli në Mbretërinë e Bashkuar me të shoqin, Islamin. Aplikimet e saj u refuzuan sepse ajo nuk kishte deklaruar precedentët penalë të veprës së grabitjes.

Gjithashtu ajo tha se ishte lindur në vitin 1958 në Prishtinë për të marrë mbrojtje në territorin britanik, kur në të vërtetë kishte lindur në Tiranë më 1952.

Në tetor të vitit 2011, Isaku bëri një aplikim të katërt që iu pranua në vitin pasardhës. Edhe tre fëmijët e çiftit morën nënshtetësinë britanike përmes natyralizimit.

Por pasi u zbulua se çifti ishte nga Shqipëria dhe jo Kosova, Ministria e Brendshme ua hoqi nënshtetësinë. Isaku hyri në një betejë ligjore duke apeluar heqjen e së drejtës së saj për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Apeli i saj u apelua nga një gjykatë më e ulët emigracioni, por tani është rrëzuar nga një tribunale më e lartë që vendosi se çështja do të rishqyrtohet nga një gjykatës tjetër. Kjo gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj, Islami, mund “të ketë nxitur dhe mbikëqyrur” gënjeshtrat e saj.

Avokati i Isakut tha se problemet e saj të rënda të shëndetit mendor tregojnë se ajo “nuk ishte e përfshirë në mashtrim” dhe kjo pikë nuk është marrë në konsideratë nga gjykata e mëparshme.

Gjykatësi i tribunales, Jonathan Perkins, tha: “Ekzaminimet ligjore që tregojnë se Fatmira vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë prekur deri në një masë jetën e saj të përditshme. Ajo që kërkohej ishte konsiderimi i ekzaminimeve mjekësore dhe sesi mund ta shpjegonin ose nxisnin veprën e saj. Pasi të kuptohej qartë çfarë pritej që Fatmira të perceptonte, me aq sa ishte e mundur dhe  më pas, nëse ajo kishte mundur të kuptonte sesi, nëse perceptimi i zbehtë zbuste rrethanat e saj.

Me respekt ndaj gjykatësit, nuk është e qartë nëse ai e bëri këtë dhe duhej të bëhej në mënyrë që të kuptohej arsyetimi. Mashtrimi u provua dhe nëse Fatmira ishte fajtore, kjo do të thoshte se vendimi i privimit do të ishte në interes publik, por nuk e kuptojmë sesi shkalla e fajësisë, nëse mund të falet, rriste ose zvogëlonte interesin publik për privimin e nënshtetësisë së saj të marrë në rrugë të padrejtë. Nuk hezitojmë të themi se gjykatësi gaboi në gjykimin për çështjen e Fatmirës”, përfundon vendimi.