Gennaro Gattuso, i cili kishte paralajmeruar largimin e tij te dielen, perfundimisht do te qendroje si trajner i OFI Kreta, ku ish-mesfushori i perfaqesueses italiane, kampion bote, do te vazhdoje misionin e tij.

"Pas diskutimeve te gjata me drejtuesit e klubit dhe nje grup tifozesh te OFI, ata kerkuan qe une te qendroj", deklaroi Gattuso.

Ai beri te ditur largimin pas humbjes se fundit te ekipit te tij ne fushen e vet nga Asteras Tripolis (3-2) ne kampionat.

Me pare ai ka drejtuar ekipin  Sion ne Zvicer dhe Palermon ne Sicili.

Kampioni i botes ne 2006 theksoi se "eshte nje moment shume i veshtire per klubin".

OFI Kreta ndodhet ne vendin e 11-te ne kampionatin grek te futbollit pas javes se 8-te, duke patur tre fitore, nje barazim e kater humbje.

ATSH