Absurde në Genova. Ndeshja e futbolit e kësaj fundjave është pezulluar për shkak të trazirave të ultrasve të skuadrës së Genoas, që nuk po duronin dot humbjen 0-4 ndaj Sienës. Për të rinisur lojën u desh ndërhyrja e futbollistit Sculli dhe të presidentit Preziosi.
Gjithçka ndodhi në ditën kur futbolli italian nisi të rikuperohej pas vdekjes së Morosinit. Ky pezullim, por në përmasa më të rënda, kishte ndodhur më parë por kurrë nën drejtimin e tifozëve italianë. Në Genoa u rikthyen disi makthet e shkaktuara nga huliganët serbë, me në krye Ivan Bogdanovic që pezulloi para disa muajsh, eliminatoret e 2012 duke djegur asokohe dhe flamuj shqiptarë.
Presidenti i Genoa, Enrico Preziosi, ka lëshuar akuzat e para: "më vjen keq që 60, 100 persona në maksimum kanë patur të drejtën të thonë e të bëjnë çfarë të duan. Ata nuk duhet të pronësojnë stadiumin dhe ligjet. Duhet ti kërkojmë llogari shtetit pse ishin vetëm 10 policë në atë sektor” tha numri 1 i Genoas. (rb/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com