Genocidi në Kosovë, si 
emigruan në Zelandën e Re

Genocidi në Kosovë, si <br />emigruan në Zelandën e Re
Vijon nga dje...

TIRANE-  Me punë krijuam kushte të mira për të jetuar. Besoj se edhe para nesh ka pasur shqiptarë në Zelandë të Re. Kur erdhëm takuam një femër shqiptare e ardhur nga Egjipti e cila fliste mirë shqipe n.n. Çka u bë me të më vonë nuk di.Flitej edhe për tri gra shqiptare tjera nga Llogoraja e Vlorës të vendosura këtu para nesh, pastaj për shqiptarët nga Australia, të cilët kishin ardhur për të kërkuar flori në lumenjtë e këtushëm, por ata nuk kanë qëndruar gjatë në Zelandë të Re.

Sidoqoftë, ne ishim emigrantët e parë politikë shqiptarë, me numër kaq të madh, të vendosur në ketë Ishull të largët. Këtu ne formuam Lidhjen Qytetare të Shqiptareve në Zelandë të Re. Kryetari i Lidhjes Mazhar Krasniqi dhe të gjithë ne të tjerët i përqendruam forcat në ruajtjen e traditave, gjuhës... mbajtjen e lidhjeve, qëndrimeve në sensibilizimin e çështjes së pazgjidhur të Kosovës me mërgatat simotra shqiptare në Australi, në Amerikë e gjetiu.

Tuboheshim gjatë uikendeve, festave dhe kurrë nuk harruam prej nga kishim ardhur, kurrë nuk i humbëm shpresat se një ditë do ta thyejë qafen diktatura e kuqe. Me rastin e festes se Flamurit takoheshim në shtëpinë e njërit prej nesh dhe festonim familjarisht, para flamurit kuq e zi këndonim himnin, dëgjonim muzikë shqipe evokonim të kaluarën... Sot edhe fëmijët tanë në këtë vend të bukur me demokraci të vërtetë kanë krijuar familjet e tyre dhe jetojnë komfort standardit të shoqërisë zelandeze”.

Sipas Petrit Alliut, i lindur në Tirane 1930, i arratisur në vitin 1948, se pari në Turqi e pastaj në Zelande të Re, personalitet i respektuar dhe emër i njohur i futbollit zelandez në vitet 1952-1956. Rreth viteve ‘70, ‘80 të shekullit të kaluar pati ardhje në mënyrë individuale, kurse pas vitit 1990 për shkak të ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri, u rrit paksa numri i atyre që vinin në Zelandë të Re.

Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masive u bë pas zhvendosjeve të dhunshme, gjenocidit në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Më, 22 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Në aeroportin e Aucklandit del i gjithë komuniteti shqiptar, i madh e i vogël, shumë zelandezë e të tjerë, në krye me kryeministreshën e atëhershme të Qeverisë së Zelandës Jenny Shipley me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të opozitës për t’u uruar mirëseardhje refugjatëve nga Kosova.
 
Refugjatët e rinj të ’99-s
Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Duhet përmendur se në mesin e refugjatëve pati edhe personalitete të shquara të kulturës e shkencës shqiptare: Akademik Enver Gjerqeku, shkrimtari Rexhep Hoxha, Dr. Hysen Ukmata etj. Falë sjelljeve me kulturë, punës me korrektësi, shqiptarët, këtu në Zelandë, respektohen si njerëz punëtorë e familjarë të mirë. Si kudo në botë edhe këtu shqiptarët po tregohen punëtorë të aftë e të zgjuar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Auckland-it. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dimë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë ndjekur lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve, del se në Zelandë të Re duhet të jenë diku 400 deri 500 shqiptarë. Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishëm të qytetit multikulturor.

Them të rëndësishëm se komuniteti ndër më të pakët në numër ka shumë të diplomuar në universitet e këtushme. Që nga vitet e ardhjes, shkollarët shqiptarë treguan zgjuarsi në shkollat e mesme dhe në fakultete.

Në universitetet që radhiten në mesin e universiteteve të njohura në botë, shqiptarët janë ndër më të mirët, më të suksesshmit në mesin vendësve, aziatikëve, evropianëve etj. Suksesi, mendoj unë, është rezultat i sistemit shkollor në Zelandë të Re që ofron kushte e mundësi për t’u shkolluar gjithsecili, është rezultat i interesimit të familjeve dhe vetë studentëve.

“Ardhësit e vitit 1951,  thotë Petrit Alliu,   shumica prej tyre nuk janë më në jetë. Disa prej tyre që moti janë shpërngulur nga Zelanda e Re; në Australi, Amerikë etj.  Pasardhësit e tyre po ashtu janë të shpërndarë dhe nuk kem ndonjë evidencë për ta.

Ne u martuam  me gra jo shqiptare dhe  fëmijët tanë nuk mësuan gjuhën shqipe. Shqipëria ishte e ndaluar për neve. Brenda një viti mund ta dërgoja një letër  nënës dhe në te nuk guxoja të shkruaj më shumë se “mirë jam”.  Në Shqipëri shkova pas 50 vjetëve. Tashti  shyqyr  ka ndryshuar situata për mirë, ju keni mundësi të lëvizni, të jeni në lidhje me familjet tuja në Shqipëri e kudo tjetër, dëgjoni radion shqip, lexoni gazetat shqip, shkoni e vini, ta ruani dhe mësoni gjuhën fëmijëve tuaj. Ne fatkeqësisht nuk i patëm këto mundësi.”-përfundoi xha Petriti.
imigracion














Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik