TIRANE – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar genocidin serb në Kosovë si “spastim etnik ndaj shqiptarëvë. Ai e bëri këtë deklaratë pikërisht gjatë ceremonisë inauguruese të ekspozitës që Bashkia e Tiranës i ka dedikuar kësaj teme.
 
“Sot kujtojmë kalvarin e sakrificave”, tha Kryeministri, sipas të cilit kjo ekspozitë e çelur sot në kryeqytet “tregon vuajtjen e popullit tonë dy shekujt e fundit” dhe për këtë ai falënderoi Bashkinë e Tiranës.
 
Berisha i ka dedikuar një vëmendje të veçantë figurës së Adem Jasharit, të cilin e ka cilësuar “kurorë e sakrificës shqiptare, kurorë e patriotizmit”.
 
“Sot jemi të lirë dhe kemi besim se Shqipëria si komb i lirë ka lënë prapa periudhën e përpjekjeve për ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndertimit të të ardhmes tonë në bashkëpunim me kombet e tjera të rajonit dhe Europës”, tha Kryeministri.

Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh gjatë ceremonisë se çelja e ekspozitës për genocidin serb në Kosovë se “liria është një nga vlerat më të çmuara të kombit tonë”.

(im/shqiptarja.com)