Gent Ibrahimi: Të shkarkuarit nga Vettingu i ngjasojnë një bilanci lufte

TIRANË- Bilanci i të larguarve nga Vettingu, i ngjason një blanci lufte! Kështu e ka cilësuar kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës,  si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 23/10/2020 17:18

    Po kjo militantja e leshitlikes qe kandidon per ne kushtetuese vetem me cv notere a do ta kaloje vetingun, se dhe paska mashtruar me deklarimet vjetore, po pse nje notere do behet gjykatese kushtetuese, nje njeri qe nuk ka bere asnje gjyq, fundi i botes turpi i botes.

    Përgjigju
  • LORA: 23/10/2020 15:27

    Rezultatet qe i duhen shoqerise dhe Shqiperise,ne aspektin e ndeshkueshmerise nga drejtesia e re,ende nuk po duken. Kur t'i shoh dhe besoj keto rezultate , te mezipritura, atehere do besoj se shpata e Vetting-ut ndihmoi ne shpetimin e vendit tim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë