TIRANË - Deputeti i PD, që u përfshi pak ditë më parë në incidentit te Parlamenti, Gent Strazimiri është shprehur përmes rrjetit social “Facebook” se nuk ka asgjë që e tremb, apo që ta detyrojë të tërhiqet pas.
“Përballë, të majtë e të djathtë kemi mafian, dmth krimin e veshur me pushtet, të organizuar, mbrojtur dhe orientuar nga Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, të depërtuar në çdo zyrë qendrore a province me të drejtë firme dhe vule.”-shkruan Strazimiri.
Ndasitë politike në këto kushte sipas Strazimirit janë një luks që nuk e përballojmë dot si shoqëri pasi “Mafia në pushtet kërkon përgjigjen tonë sot”-shton më tej ai.
Postimi i Strazimirit në rrjetin social “Facebook” është shoqëruar edhe me dokumentin ku tregohet dënimi i deputetit socialist Arben Ndoka me 7 vite e 27 dite burg nga Gjykata e Romës.
Statusi i Gent Strazimirit në rrjetin social

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com