Genta BB5, foto me sy të nxirë në “Facebook”

Genta BB5, foto me sy të nxirë në “Facebook”
Genta e BB5 nuk rresht së befasuari me fotot që poston në Facebook. Herë e shohim super të lumtur e herë me rroba e veshje firmato, të cilat nuk rri dot pa i reklamuar. Po siç reklamon gjërat e bukura Genta tregon edhe gjërat e tjera jo aq të këndëshme për tu ndarë me gjithë njerëzit.

Javën e kaluar ajo ka postuar një foto të saj, ku shihet me sy të nxirë. Tek foto ka shkruar fjalën “aksident” por njerëzit kanë filluar ta pyesin se kush ia ka nxirë syrin. Më pas Genta e ka hequr menjëherë foton por ka shkruar një status i cili i ka lënë vend dyshimeve, se dikush ka ushtruar dhunë mbi të.



“Meshkujt që godasin, ose duan të përfitojnë nga femrat duke i rrahur, harrojnë se kanë motra vetë, se kanë nëna vetë.. Ata që rrahin femrat meritojnë të dënohen me burg, në një dhomë plot më gay dhe sadist”, - këto kanë qenë fjalët që ka shkruar ish banorja e BB5, duke i përforcuar edhe më shumë dyshimet se sërish ka rënë pre e dhunës së një mashkulli. Genta, brenda qëndrimit në shtëpi ka rrëfyer sesi ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga ish i dashuri i saj, Rubensi me të cilin kishte kaluar një kohë të gjatë.



Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)


1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra