Përveç librit, do të ketë edhe dokumentar, një CD me këngë të përzgjedhura nga reportori i saj, do të ketë pjesë nga performancat live të këngëtares. Ka më shumë se një vit që jemi duke punuar në këtë projekt dhe kanë mbetur edhe pak punë deri në fund.
Besoj se të gjithë adhuruesit e saj do ta mirëpresin këtë projekt”,-është shprehur menaxheri i këngëtares për mediat kosovare. Ndërkohë Genta së bashku me menaxherin e saj nuk kanë vendosur ende nëse materiali do të jetë me pagesë apo dhuratë për fansat e këngëtares.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)