Genta Ismajli, pjesë e jurisë së “Gjeniut të vogël”

Genta Ismajli, pjesë e jurisë së “Gjeniut të vogël”
Këngëtarja kosovare Genta Ismajli do të jetë pjesëmarrëse në jurinë e spektaklit muzikor për fëmijë “Gjeniu i Vogël”.

Sipas mediave kosovare Genta e ka pranuar menjëherë ftesën për të qenë pjesë e këtij formati pasi i pëlqejnë fëmijët.



“Në fakt kur e mora ftesën për të qenë në jurinë e “Gjeniut të vogël” nuk e mendova gjatë, menjëherë pranova të jem në këtë shfaqje, sepse më pëlqejnë fëmijët dhe qëndrimi më pranë tyre do të më bëjë të ndjehem mirë”, ka thënë këngëtarja bukuroshe.

Tani Gentës do ti duhet të udhëtojënmë shpesh drejt Tiranës për tju përkushtuar këtij projekti të ri.



Së fundi ajo ka publikuar klipin me titull “E kam provuar”, i cili vetëm brenda pak ditëve ka marrë shumë klikime në internet.

Këtë herë Genta është shfaqur ndryshe nga herët e tjera pasi ka sjellë një baladë.

(b.t/shqiptarja.com)

32/2
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane