Ambasadori i Shqipërisë në Gjeorgji i ka paraqitur sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Giorgi Margvelashvili.
 
Gazheli është shprehur se në diskutimin që ka pasur me presidentin i ka kërkuar që të njohë Kosovën.
 
Ndërsa disa nga pikat kryesore të diskutimit kanë qenë forcimi i marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis vendeve.
 
“Sot në Tbilisi i paraqita letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Gjeorgjisë, zotit Giorgi Margvelashvili . Gjatë prezantimit të kredencialeve i shpreha angazhimin tim në këtë mision shumë të rëndësishëm.

Koha ka ardhur për të hedhur hapa konkret për të ndërtuar një lidhje ekonomike, biznesi dhe kulturore midis dy vendeve tona. Theksova faktin që Gjeorgjia duhet të njohë shtetin e Kosovës tashmë si një shtet i pavarur dhe sovran.

Falenderova Presidentin për pritjen dhe e sigurova që si Ambasador i Shqipërisë në Gjeorgji do të kem detyrë primare forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në interes të dy vendeve tona”,
shprehet Gazheli.

ambasadori shqiperise ne gjeorgji

gazheli

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com