Genti Korini zbulon pikturat
e reja në Galerinë Kombëtare

Genti Korini zbulon pikturat <br />e reja në Galerinë Kombëtare
Genti Korini sjell një univers të ri konceptimesh pamore me ekspozitën që do të çelet ditën e nesërme në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për këto risi kuratori Alban Hajdinaj shprehet se janë “Linja apo blloqe të pikturuara me vendosmëri e shpesh me ngjyra të forta e evidentuese krijojnë hapësira e plane që diç të kujtojnë.

Duket sikur autori është nisur me një mendim të caktuar për të ndërtuar diçka, një strukturë, një motiv apo një objekt por rrugës ka ndryshuar mendje dhe e ka lënë atë përgjysmë”.

genti korini

Ky është përcaktimi që i bëjnë Gent Korinit organizatorët në galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa vetë piktori është duke ngritur ekspozitën e tij në sallën e madhe të GKA-së, ku syri të sheh tablo me vizatime e struktura më të sakta që krijojnë vërtetë objekte me forma gjeometrike, por ngjyrat e Gent Korinit vijnë ndryshe nga të tjerët, si të pastruara nga një dritë e freskët që bie mbi pikturat.

genti korini

 “Detajet gjeometrike mbeten pa një funksion të përcaktuar e madje më shumë shkatërrojnë se sa ndërtojnë një konkluzion mbi tablonë dhe imazhin që ajo prezanton”, gjykon kuratori i kësaj ekspozite Alban Hajdinaj. Ekspozita shoqërohet nga një katalog me ilustrimet e plota të pikturave dhe do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve në datë 21 shkurt, në orën 18:00.

Genti Korini i lindur në 1979 çel ekspozitën e parë personale në galeri dhe përmbledh një cikël të fundit pikturash abstrakte. “Në se shohim punët e fundit të Korinit, takohemi apo ritakohemi me pikturën abstrakte. Një pikturë komplekse që kemi nevojë ta zbërthejmë për ta kuptuar më mirë. Shpesh shfaqet aty një lloj strukture a gjeometrie që merr formë dhe bashkëjeton me lëndën përbërëse abstrakte”, thotë kuratori Hajdinaj.


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit