Gentiana Sula: Përgatitet 'Dosja
Kadare', do t’i jepet ekskluzivisht

Gentiana Sula: Përgatitet 'Dosja<br />Kadare', do t’i jepet ekskluzivisht<br>
Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit ka bërë të ditur se ka mbaruar përgatitjen e materialeve për Dosjen Kadare. Gentiana Sula ka deklaruar pas një telefonate nga Report TV se priten të dalin në dritë edhe të tjera dokumente për Kadarenë. “Këtë dosje do ta marr i zoti i punës. Është ekskluzive e Kadaresë”, tha Sula për Report TV.

Sula ka konfirmuar se dosjen e ka kërkuar më parë një qendër studimesh për veprën e Kadaresë. Ajo është shprehur se dosjen Kadare, do t’ia dorëzojnë shkrimtarit dhe jo kësaj qendre, e cila ka kërkuar të bëjë një studim më të gjerë rreth dosjes Kadare.

Sula ka deklaruar se Kadare ka qenë i pari që ka ngritur zërin për një shkëputje morale me të shkuarën, nëpërmjet hapjes së dosjeve në vitin 2006, kur Këshilli i Europës nxori një rezolutë të fortë për kohën dhe ai është nga ato figura që diti ta lexojë, përkthejë dhe la disa porosi si duheshin bërë hapjet e dosjeve.

U deshën më shumë se 12 vjet përpjekje të shoqërisë shqiptare për të dalë në dritë dosjet e intelektualëve më të njohur shqiptarë. Autoriteti ka përgatitur vitin që shkoi dosjet e intelektualëve të dënuar dhe të pushkatuar nga diktatura, siç janë Dosja e Musine Kokalarit dhe Sabiha Kasimatit.

Er.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë