George Clooney bëhet baba i dy 
binjakëve, Ella dhe  Alexande

George Clooney bëhet baba i dy <br />binjakëve, Ella dhe  Alexande
Çifti më i përfolur i showbiz, janë bërë prindër të dy binjakëve të mrekullueshëm.

Bëhet fjalë për aktorin hollivudian, George Clooney dhe bashkëshorten e tij Amal, e cila solli në jetë dy binjakët, Ella dhe  Alexander.

Elite Daily ka bërë me dije se Ella do të thotë “dritë”, ndërsa Alexander në greqisht ka kuptimin “mbrojtës i njerëzve”. Pra, nuk janë vetëm emra të bukur, por edhe kuptimplotë gjithashtu.

Lajmin e ardhjes në jetë të dy vogëlushëve dhe emrat e tyre i bëri të ditur publicist i Amal, raporton Associated Press.

George 54-vjeç dhe Amal 38-vjeç e kurorëzuan martesën e tyre në shtator të 2014 dhe prej atëhere çifti është shfaqur tepër i dashuruar në media.

Avokatja për të drejtat e njeriut, Amal, dhe aktori Clooney u bënë një prej çifteve më të preferuar të gazetave rozë.

39-vjeçarja Amal dhe 56-vjeçari Clooney u treguan mjaft të matur gjatë shtatzënisë dhe e mbajtën lajmin privat për shumë muaj, derisa kjo u konfirmua në shkurt nga miku i ngushtë i aktorit, pikërisht Matt Damon.

Pavarësisht heshtjes së tyre, mediat që merren me jetën e të famshmëve spekulonin prej muajsh për gjininë e fëmijëve të tyre dhe, tani që kjo u zgjidh, ka nisur gara për të siguruar fotot e para të familjes Clooney.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal