Ato kanë pozuar për kamerat në Celebrity Fight Niht në Itali ditën e djeshme.
Kjo mbrëmje mbahet në nder të Muhamed Ali për bamirësi për të sëmurët me parkinson.
Çifti ishin veshur tepër elegantë, aktori me kostum të zi dhe kollare, ndërsa Amal me fustan të zi të gjatë.
George ka thënë gjatë eventit, “e takova nusen time të ardhshme këtu në Itali dhe do të martohem në Venecia pas dy javësh”.
Ai ka përgënjeshtruar kështu që do martohen në liqenin Como të Italisë ku 53-vjeçari ka vilën e tij private.
Ndërsa, Amal ka vizituar së fundmi dizenjuesen e fustanit të Dukeshës Kate Middletone.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)