George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamauddin janë fotografuar duke darkuar sëbashku në “The River Café” në Londër.

Ata duket se kanë vendosur që të zgjerojnë marrëdhëniet e miqve të tyre nga fusha e modës pasi janë parë të shoqëruar nga dizenjuesja e veshjeve Stella McCartney dhe Alasdhair Willis.

Pas Oscar De La Renta që dizenjoi fustanin e saj të dasmës, Stella ka qenë ajo që ka veshur avokaten.

george clooney

Është përfolur se çifti kanë dëshirë që të birësojnë një fëmijë nga jetimët e luftës në Siri.

Ndërkohë Amal është ka veshur gjatë darkës një pallto të gjatë të bardhë të dizenjuar nga Alexandër McQueen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)