TIRANË- Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë,  si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.

Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
U emërua në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kush është Geraldo Durdaj, vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit

1662038847_GerardoDurdaj.jpg

Gerardo Durdaj është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ditën e sotme. Ai është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit. Familja Durdaj nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi për humbjen e djalit të tyre, teksa GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të anëtarëve të kësaj familjeje. Ai është me profesion avokat.