Gerard Depardieu merr
nënshtetësinë ruse

Gerard Depardieu merr <br />nënshtetësinë ruse
Mediat e huaja bëjnë të ditur se aktori francez Gerard Depardieu, ka marrë nënshtetësinë ruse. Në konferencën e zgjeruar për shtyp më 20 dhjetor, Kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi, se do t’i jepet një pasaporte ruse Gerard Depardieu, në qoftëse kjo është dëshira e tij.

Aktori kishte deklaruar se kishte vendosur ta dorëzojë pasaportën franceze menjëherë, pasi kryeministri e kritikoi për faktin se u largua drejt Belgjikës për t’iu shmangur taksave.

Taksa e 75 % për të gjithë ata, që fitojnë një milion euro në vit, u propozua nga presidenti socialist Francois Hollande, dhe ka provokuar një valë kritikash nga të pasurit, një pjesë e të cilëve kërcënuan se do të zhvendoseshin jashtë vendit kur ndërkohë Rusia aplikon një taksë më të ulët prej 13 % mbi fitimet e të pasurve.

Në mesazhin e fund vitit, kreu i shtetit Francois Hollande premtoi se qeveria e tij do të ripunojë për të bërë të pranueshme rritjen e taksës mbi fitimin për më të pasurit pasi më 30 dhjetor Gjykata Kushtetuese rrëzoi taksën e 75% e miratuar nga parlamenti francez.
Gerard Depardieu është vlerësuar me shume çmime prestigjioze dhe është një nga aktorët më të paguar në botë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK