GËRDEC – Kryetari i PS, Edi Rama i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Erion Veliaj pak përpara udhëtimit në SHBA është ndalur në familjen e Edison Durdës vrarë në 15 marsin e 4 vjetëve më parë. Nëna e Edisonit, Zamira Durda rrëfeu për Shqiptarja.com se i ka kërkuar kryesocialistit se mbështetja e vetme që mund t’i japin familjarëve të 26 viktimave është lënia e imunitetit nga të gjithë deputetët, të paktën socialistë.
“Vetëm kështu, Gjykata e Lartë mund të rinisë gjyqin ndaj Fatmir Mediun, i cili për mua është autori kryesor i vdekjes së djalit tim dhe 25 viktimave të tjera. Nëse deputetët e Kuvendit heqin dorë në bllok nga imuniteti, atëherë mund të ndizet një dritë shprese për drejtësinë që na mungon”, tha Zamira Durda.
Ajo konfirmon se nuk ka marrë një përgjigje nga kryesocialisti për këtë kërkesë, pas së cilës Rama është nisur drejt SHBA për një vizitë zyrtare.
RAMANë fjalën e tij kreu i opozitës tha se vendimi i gjyqit të Gërdecit ishte një vrasje dhe poshtërim. Rama tha se në Shqipëri drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë atë dhe jo sipas ligjit. Rama këmbënguli se tragjedia e Gërdecit është një plagë që nuk mbyllet me një farsë gjyqësore, nuk mund të mbyllet me një pazar korruptorësh e të korruptuarish.
FAMILJARETFamiljarët kanë mbërritur rreth mesditës pranë kraterit ku ndodhi shpërthimi në orën 12.05 të 15 marsit së 4 vjetëve më parë. Lule dhe lot në vendin ku u gjetën viktimat e para.
TRAGJEDIA Shpërthimi i një fabrike demontimit të armëve solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve. Tragjedia e Gërdecit ndodhi paraditen e 15 marsit të vitit 2008. Tre ditë para 4 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund maratonës së gjatë të procesit për 29 të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë. 20 prej tyre kanë marrë një dënim total prej 98 vitesh burg, afërisht një shekull. Ndërsa 9 të tjerë kanë hequr përfundimisht akuzat nga shpatullat duke u deklaruar të pafajshëm.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18