Gërdeci, avokati i familjes Durdaj: SPAK kërkon gjykim të Fatmir Mediut mbi bazën e provave që janë! Çështje e pagjykuar fare në themel

Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, që humbën fëmijën 7 vjeç, Edison Durdajn në tragjedinë e Gërdecit, tha se SPAK ka kërkuar gjykim të çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, mbi bazën e provave ekzistuese.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, Matlija tha se kemi të bëjmë me një çështje të pagjykuar në themel, duke shtuar se rigjykimi kërkohet vetëm për Mediun dhe jo për persona të tjerë që tashmë janë gjykuar.

SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja. Kemi të bëjmë me një rast ku nuk është gjykuar fare në themel, mbi bazën e provave që janë. Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë dhe ka një vendim tjetër nga Gjykate Lartë në vitin 2019 ku tha se Prokuroria mund ta bëjë, në atë kohë nuk ishte hequr imunitetin dhe Gjykata thoshte që Prokuroria mund të kërkojë heqjen e imunitetit, por që Prokuroria nuk mund të detyrohet nga Gjykata për ta bërë, duhet ta bëjë vetë. Jemi para një rasti që Prokuroria ka të drejtë ta hapi, por nuk mund të detyrohet, problemi është që çështja i është dërguar Gjykatës jo kompetente, ish-ministri duhet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe jo Gjykata e Lartë, nuk është kompetencë e saj. Gjykata e Lartë ka një ngërç me vendimin numër 6 të vitit 2009, por është e mundur që kjo të çohet për rigjykim sepse Gjykata vetë e ka hapur me një vendim të mëparshëm. Gjëja është e pagjykuar, vendimi i Gjykatës është vendim pushimi, jo gjykimi, nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Ligji parashikon të drejta të viktimave që të përfaqësohen në gjyq. Ne do shfrytëzojmë çfarë ligji na jep mundësi, por ka edhe të drejta shtesë, këto do shfrytëzohen dhe unë jam avokati i këtyre familjeve dhe do vazhdoj ta bëj punën time. Në rastin konkret kemi të bëjmë me rastin e Fatmir Mediut sepse ai nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar. Nuk bëhet fjalë për të rigjykuar persona të tjerë, mund të dalin fakte të reja, por do jenë persona të tjerë që nuk kanë qenë te 29 të pandehurit e parë.  

Po ashtu ai shtoi se mund të ketë edhe një rikualifim të veprës penale nga Gjykata, për të njëjtat fakte. Ai theksoi se prindërit e 7-vjeçarit e kanë çuar çështjen edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe se do ketë një vendim të kësaj Gjykate, atëherë rishikohet çdo gjë.

“Të mos mbetemi thjesht te ‘shpërdorim i detyrës’ Gjykata mund t’i vendosi një kualifikim tjetër veprës penale që mund të rihapet nga fillimi një diskutim për të njëjtat fakte, por me një vepër tjetër penale. Dy personat që kanë vënë në lëvizje SPAK kanë vënë lëvizje edhe Gjykatën Europian për të Drejtat e Njeriut dhe pritet një vendim dhe ligji shqiptar ka një aspekt që nëse ka një vendim të Gjykatës Europiane, atëherë rishikohet çdo gjë. Kur po flisja për rikualifim të veprës penale, po flisja për faktet ekzistuese, nuk ka prova të reja. Mund të dalin në seancë kuptohet, Sa i përket Gjykatës Europiane, Familjarët kanë kërkuar, nëse Gjykata Europiane thotë se ka shkelje nuk është bërë gjykimi siç duhet, kjo hap çështjen”, u shpreh avokati.

 


Lajmi kryesor:

Gërdeci, vendimi i 2009 i Gjykatës së Lartë që pushoi procesin ndaj Fatmir Mediut! Idajet Beqiri: Rishikimi i vendimit të shoqërohet me prova të reja! Gazetari Rusta: SPAK kërkon gjykimin e tij


/I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë