Gërdeci, vendimi i 2009 i Gjykatës së Lartë që pushoi procesin ndaj Fatmir Mediut! Idajet Beqiri: Rishikimi i vendimit të shoqërohet me prova të reja! Gazetari Rusta: SPAK kërkon gjykimin e tij

SPAK i kërkoi ditën e sotme Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, 13 vite pas tragjedisë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Report Tv risjell vendimin e Gjykatës së Lartë ku më 14 shtator të 2009 ka pushuar çështjen ndaj Fatmir Mediut pa vendosur pafajësinë apo gjykimin e tij. Pikërisht kjo temë është diskutuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv mbrëmjen e sotme, ku avokati Idajet Beqiri tha se SPAK me kërkesën për rishikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë duhet të ketë edhe prova të reja, pasi kërkesa nuk mund të bazohet vetëm në mungesën e imunitetit të deputetit.

"Problemi është se ka një vendim të Gjykatës së lartë që ka pushuar çështjen për 14 shtator 2009. Ky është një vendim i formës së prerë pushim i procedimit penal. SPAK po shfrytëzon  të vetmin nen që është rishikimi i këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, por duhet të ketë diçka të re se s'bën. Ndryshimi kryesor është se Mediu nuk ka më imunitet, por nuk duhet të jetë e vetme kjo, pasi do të ketë edhe prova të tjera të reja që të rishikohet vendimi. E vetmja pengesë për rihapjen e çështjes do të ishte nëse do të merrte pafajësinë, ai nuk ka as dënim as pafajësi, vetëm është pushuar çështja" tha Beqiri,

Ndërsa për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta SPAK deri tani nuk ka prova të reja, por kërkon gjykimin e Fatmir Mediut në bazë të hetimeve që janë bërë më herët.

"SPAK sot kërkon që të gjykohet Fatmir Mediu, se hetimi është i mbyllur dhe më pas gjykata vendos nëse ka nevojë për hetime plotësuese, pushim të çështjes, ose direkt vendim.  SPAK nuk ka një provë të re, por kërkon të flas për një çështje të 'ngrirë' ku janë pezulluar hetimet për një çështje të arkivuar", tha Rusta.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Gërdeci, avokati i familjes Durdaj: SPAK kërkon gjykim të Fatmir Mediut mbi bazën e provave që janë! Çështje e pagjykuar fare në themel

Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, që humbën fëmijën 7 vjeç, Edison Durdajn në tragjedinë e Gërdecit, tha se SPAK ka kërkuar gjykim të çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, mbi bazën e provave ekzistuese.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, Matlija tha se kemi të bëjmë me një çështje të pagjykuar në themel, duke shtuar se rigjykimi kërkohet vetëm për Mediun dhe jo për persona të tjerë që tashmë janë gjykuar.

“SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja. Kemi të bëjmë me një rast ku nuk është gjykuar fare në themel, mbi bazën e provave që janë. Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë dhe ka një vendim tjetër nga Gjykate Lartë në vitin 2019 ku tha se Prokuroria mund ta bëjë, në atë kohë nuk ishte hequr imunitetin dhe Gjykata thoshte që Prokuroria mund të kërkojë heqjen e imunitetit, por që Prokuroria nuk mund të detyrohet nga Gjykata për ta bërë, duhet ta bëjë vetë. Jemi para një rasti që Prokuroria ka të drejtë ta hapi, por nuk mund të detyrohet, problemi është që çështja i është dërguar Gjykatës jo kompetente, ish-ministri duhet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe jo Gjykata e Lartë, nuk është kompetencë e saj. Gjykata e Lartë ka një ngërç me vendimin numër 6 të vitit 2009, por është e mundur që kjo të çohet për rigjykim sepse Gjykata vetë e ka hapur me një vendim të mëparshëm. Gjëja është e pagjykuar, vendimi i Gjykatës është vendim pushimi, jo gjykimi, nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Ligji parashikon të drejta të viktimave që të përfaqësohen në gjyq. Ne do shfrytëzojmë çfarë ligji na jep mundësi, por ka edhe të drejta shtesë, këto do shfrytëzohen dhe unë jam avokati i këtyre familjeve dhe do vazhdoj ta bëj punën time. Në rastin konkret kemi të bëjmë me rastin e Fatmir Mediut sepse ai nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar. Nuk bëhet fjalë për të rigjykuar persona të tjerë, mund të dalin fakte të reja, por do jenë persona të tjerë që nuk kanë qenë te 29 të pandehurit e parë.  

Po ashtu ai shtoi se mund të ketë edhe një rikualifim të veprës penale nga Gjykata, për të njëjtat fakte. Ai theksoi se prindërit e 7-vjeçarit e kanë çuar çështjen edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe se do ketë një vendim të kësaj Gjykate, atëherë rishikohet çdo gjë.

“Të mos mbetemi thjesht te ‘shpërdorim i detyrës’ Gjykata mund t’i vendosi një kualifikim tjetër veprës penale që mund të rihapet nga fillimi një diskutim për të njëjtat fakte, por me një vepër tjetër penale. Dy personat që kanë vënë në lëvizje SPAK kanë vënë lëvizje edhe Gjykatën Europian për të Drejtat e Njeriut dhe pritet një vendim dhe ligji shqiptar ka një aspekt që nëse ka një vendim të Gjykatës Europiane, atëherë rishikohet çdo gjë. Kur po flisja për rikualifim të veprës penale, po flisja për faktet ekzistuese, nuk ka prova të reja. Mund të dalin në seancë kuptohet, Sa i përket Gjykatës Europiane, Familjarët kanë kërkuar, nëse Gjykata Europiane thotë se ka shkelje nuk është bërë gjykimi siç duhet, kjo hap çështjen”, u shpreh avokati.

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'