‘Gërdeci’ i 1997-ës, çfarë ndodhi në tunelin e ushtrisë ku sot u gjetën eshtra njerëzish

“Gërdeci” i parë në Shqipëri do regjistrohej 29 prillin e vitit 1997, kur dhjetëra banorë të fshatit Selitë në rrethin e Matit, do t’i drejtoheshin tuneleve të ushtrisë në Qafë Shtamë për të marrë armë dhe municione. Rënia e shtetit dhe çelja e depove ushtarake çoi në armatosjen e civilëve, duke prodhuar një situatë anarkie në të gjithë vendin. 

Viti i trazirave prodhoi të parën tragjedi me një bilanc të rëndë, i cili do të pasohej nga Gërdeci i vërtetë, ai i 15 marsit 2008 me 26 të vdekur. Në një kohë kur tunelet ishin të mbushura me predha artilerie, banorët demontonin predhat e topave dhe ju merrnin bronzin për skrap. Më 15 mars teksa demontonin si zakonisht, një predhë shpërtheu dhe shkaktoi shpërthimin e gjithë monucionit në tunel duke lënë të vdekur 23 persona, të gjithë banorë të fshatit Selitë në Mat, me jo më shumë se 200 banorë. 

Ekipet e emergjencës bënë të mundur nxjerrjen e trupave të 15 viktimave, ndërsa tetë të tjerë nuk u gjetën kurrë, për shkak se një pjesë e tunelit pësoi shembje. 

Pas 21 vitesh, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një aksion me Forcat Xhenio për pastrimin e tuneleve të ushtrisë nga municionet luftarake të mbetura aty që nga bastisja e 1997. Edhe zona përreth tuneleve ka prezencë të theksuar të predhave dhe municioneve të tjera luftarake. 

Sot, gjatë gërmimeve në këtë tunel u gjet një skelet njeriu, i cili dyshohet se i përket pikërisht një prej viktimave të tragjedisë. Gërmimet në tunel pritet të zbulojnë edhe skelet e 7 personave të tjerë që humbën jetën në tunel, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë