SOFIE - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve në një fabrikë eksplozivi në veri të kryeqytetit bullgar, Sofje. Forcat mbrojtëse civile, të mbërritur në vendngjarje thonë se aty nuk ka asnjë shenjë jete, përveç tri grave të punësuara të cilat kanë qenë në afërsi të fabrikës dhe kanë mbetur të lënduara nga shpërthimi.

Ndërkaq, punonjësit e emergjencave thonë se nuk mund të futen në vendin e shpërthimit në afërsi të fabrikës, të paktën deri mbrëmjen e sotme, për shkak të rrezikut për shpërthime të mëtejshme. Megjithatë, zyrtarë të ministrisë së brendshme thyen urdhrin duke vizituar fabrikën për të parë nëse ka ndonjë të mbijetuar. Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur të mërkurën e 1 tetorit rreth orës 17:00 me orën lokale dhe një shpërthim tjetër është raportuar edhe rreth orës 21:45 të së mërkurës. Fabrika, rreth 120 km në veri të Sofies, merret me shkatërrimin e rezervave të municioneve të vjetëruara për ushtrinë bullgare.

Deri më tani shkaku i shpërthimit është ende i paqartë, por raportet thonë se rreth 10 ton kimikate lënëdë shpërthyese ruheshin në fabrikë, çka mund të kenë shërbyer për eksplodimin e fabrikës. Aktualisht avionë të telekomanduar po fluturojnë mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë qeveria ka vendosur të dërgojë një ekip të pajisur me makina të blinuara në fabrikën e kthyer tashmë në hi.

Një shpërthim i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2007 dhe 2010 por që kanë shënuar vetëm të plagosur dhe jo viktima.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)