Procesi për tragjedinë e Gërdecit ka hyrë në fazën e dëshmitarëve kryesorë pas përballjes së ish-ministrit Fatmir Mediu me disa prej tyre në gjykatën e Posaçme të enjten më 30 nëntor. Në këtë seancë, ish-punonjësja e ministrisë së mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkelzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Dëshmitarët e radhës, që janë në listë për tu pyetur në seancën e 7 dhjetorit dhe një javë më pas, duket se kanë të bëjnë pikërisht me këtë dokument, të shkëmbyer mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2007 lidhur me projekt-vendimin e qeverisë për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec.
“Report TV” ka mësuar se Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, janë dëshmitarët e radhës të thirrur në seancën e 7 dhjetorit. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi, e cila në hetimet paraprake, ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo ka ndodhur konkretisht nga Drejtoria e Kodifikimit. Pas Agollit, në listën e dëshmitarëve të prokurorisë renditen Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkelzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.
Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.
Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/656a049d755cbSSS.jpeg)
Faksi per Shkelzen BERISHA
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Alibia Veliaj; O jemi në dy kopje, o s’jemi!
17 Shkurt, 15:27
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
16 Shkurt, 18:38
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
-
Hetimi/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Prokurori Ols Dado, lunatik e dështak, përdori si provë fotot e lodrave të djalit! Seanca e masës së sigurisë 'thertore'
15 Shkurt, 14:50
-
Gazetari Doçi: I kërkuan llogari Veliajt pse fshehu fustanet e gruas, s'panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como e udhëtimet me charter
15 Shkurt, 14:09
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
15 Shkurt, 13:14
-
Mbështetësit pro Veliajt para GJKKO-së, Policia përplaset me Gjykatën e SPAK: Nuk u cënua rendi, as s'u kërkua ndihmë! Seanca nisi dhe u mbyll pa probleme! Nisëm hetim administrativ
15 Shkurt, 09:36
-
GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, krijohet vakum në bashki, nëse ka konflikt interesi me prokurorin kompromentohet dosja
14 Shkurt, 19:08