Ditën e sotme në orën 14:00 ishte parashikuar seanca e radhës për Fatmir Mediun për çështjen e Gërdecit. Prokuroria pritej të lexonte konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale, mirëpo seanca u shty për në 24 maj. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish ministrit. 

Ndërkohë, Zamira Durda, nëna e një prej viktimave, dorëzoi sërish një kërkesë në gjykatë për t’i bërë pjesë e procesit. Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri.

Lajm në përditësim 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
‘Gërdeci’/ Shtyhet më 24 maj seanca për Fatmir Mediun, shkak mungesa e avokatëve

1675877036_1673383189fati1.jpg

Në SPAK ishte parashikuar të mbahej seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, por u shty për më 24 maj. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Mediut, ndërsa ata kishin paraqitur edhe kërkesë për të shtyrë seancën ku pritej të lexohej pretenca për Mediun sa i takon çështjes së Gërdecit.